David është shumë pranë lamtumirës me Juventus. Antonio Caliendo, Agjenti i Trezeguet, konfirmoi se David ka shumë mundësi të largohet nga Juventus. Largimin e Trezegues e përforcon edhe fjala e Marotta-s gjat prezentimit të Aquilani-t dhe Krasic-it që tha, se ne tash më kemi katër sulmues: Del Piero, Amauri, Iaquinta dhe Quagliarella. Hercules Alicante është në pole-pozicion për Trezeguet, Ky është opsion i preferuar nga gruaja e Trezegol pasi ky qytet është edhe vendëlindja e gruas së Trezeguet. Është një zgjedhje e veçantë për cilësinë e jetës dhe teknikisht sfiduese për Trezeguen. Në ditët e fundit arriti një ofertë nga Lazio por ajo u refuzua nga Juventus. Pasi që Juve nuk dëshiron ta shesë lojtarin në ndonjë klub nga Serie A. Por megjithatë nesër do të vendoset çdo gjë rreth së ardhmes së David Trezeguet