11 gusht 2010

Kamoranezi, gjobë për një dëmtim pas 16 vjetësh

Sezoni i shkuar ishte më i keqi, por sivjet Mauro Xherman Kamoranezi nuk e nis në mënyrën më të mirë. Tashmë jashtë Juves, italo-argjentinasi është dënuar nga gjykata e Buenos Airesit për dëmtim me dashje ndaj një kundërshtari gjatë një ndeshjeje të luajtur 16 vjet më parë. Kamoranezi duhet të paguajë rreth 38 mijë euro për një faull ndaj Roberto Picos, gjatë ndeshjes me Aldosivit, ish-skuadër e ish-juventinit dhe Alvarados.

“Nëse nuk është e mundur të përcaktohet qëllimi i Kamoranezit, një ndërhyrje mjaft e rëndë dhe e shëmtuar, nuk ka ndonjë përjashtim në praktikën sportive anormale që mund të shmanget”, - pohon vendimi në tribunën civile të Mar de Platës.