Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, duket se është një hap larg rikthimit në Bundesliga, pasi që sipas Tuttosport, Juventusi ka pranuar ofertën prej 16 milionë eurosh për brazilianin.
Wolfsburgu dhe Juventusi kanë qenë në bisedime për mesfushorin që nga e hëna pasdite dhe tani duket se kanë arritur marrëveshje.
Tani kanë mbetur që të sqarohen detajet e kontratës së Diegos, pasi që ai kërkon 6 milionë euro në sezon. Situatën për së afërmi është duke e përcjellur Schalke, që është i gatshëm të ndërhyjë në këtë çështje në rast se Wolfsburgu dështon për çfarëdo arsye.