26 gusht 2010

Giovinko: Juventus do të pendohesh!

Sebastian Xhiovinko është kthyer të flasë për largimin e tij nga Juventusi drejt Parmës. “Një ditë do të pendohen për zgjedhjen e tyre”, ka siguruar ai. Xhiovinko është i bindur për këtë. Kanë qenë të shumtë klubet që e kanë kërkuar, por në fund ka zgjedhur Parmën. “Sepse kanë qenë më konkretë. Ai i kaluari ka qenë një sezon i madh për këtë klub. Në fillim duhet të mendojmë për të siguruar qëndrimin në Serinë A dhe më pas të shohim. Trajneri Marino? Ka ide të bukura dhe të reja, që jo të gjithë arrijnë t’i çojnë përpara, veçanërisht në Itali”. Në lidhje me largimin nga Juvja: “Nuk besoj se kam shkuar më shpejt se duhej tek Juventusi. Mund të kisha luajtur më shumë, edhe pse në disa ndeshje kam gabuar. Por drejtuesit bardhezinj kanë bërë zgjedhje të tjera dhe nuk më kanë krijuar kushtet për ta bërë një gjë të tillë. Mendoj dhe shpresoj se do të pendohen në të ardhmen për këtë zgjedhje”, ka përfunduar Xhiovinko.