Siç duket nuk do të fillojë mire sezoni i ri për Juventus-in, i cili duhet të luaj pa Amauri-n për rreth 25 ditë. Sulmuesi italo-brazilian u lëndua mbrëmë në ndeshjen përballë Strum Graz pasi pësoi një lëndim në kofshën e majtë. Sot, testet mjekësore kanë treguar për lëndimin e lojtarit. Amauri, gjatë ndeshjes së Evropa Ligës ka ndier një dhembje në muskujt e kofshës së majtë, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga Juventus. Këto lajme erdhën pasi lojtari bëri testet mjekësore në spitalin “CTO” të Torinos nga Profesor Faletti, Faletti zbuloi një plagë të shkallës së parë tek Amauri. Konsatatimi erdhi se Amauri nuk do të luaj rreth 25 ditë. Del Neri ka alternativë në sulm vetëm Del Piero-n, Iaquinta poashtu është i lënduar, Trezeguet veç se është i larguar nga klubi, Ndërsa pritet ardhja e Quagliarella-s nga Napoli për sfidën përballë Bari