29 gusht 2010

Lamtumirë Trezegol (Addio Trezegol)

Çdo verë Trezeguet përflitej se do të largohet nga Juventus, Por çdo vit Trezeguet thoshte “JO” nuk largohem nga Juventus. Juventus ishte i konstruktuar për Trezeguet-in dhe Si duket Juventus ishte edhe gjaku dhe ADN-ja e tij. Por këtë herë është e vërtetë: David Trezeguet largohet nga Juventus. Kalon tek klubi spanjoll e “Hercules Alicante. Edhe Juventus ka pranuar oferten e klubit Iberik për Trezegol. “Juventus kanë njoftuar se kontrata përfundon me marrëveshje me David Trezeguet. Lojtarri ka treguar menjëher destinacionin e tij të ri, kjo deklaratë u postua ne Websaitin e Juventusit. Presidenti përshëndet Trezeguet-in, nëpërmjet faqes zyrtare të Juventus: “unë kam qenë, si të gjithë tifozët e Juventus, i lidhur me David dhe 171 golat e tij për 10 vita sa qëndroi me ne. Një lojtar që ka mesatarisht 17 gola për çdo edicion, kjo sdon koment. Kjo ishte një histori e vërtetë dashurie, David do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të Juventus”.