Juventusi e filloi në mënyrën më të keqe të mundur fushatën në Serie A, pasi që pësoi për herë të parë pas 27 vitesh në javën e parë, ndërsa kjo disfatë nuk ishte e jashtëzakonshme për Luigi Del Nerin.
“Ne jemi vetëm në fillim. Ekipi tentoi të bënte gjithçka për ta zhbllokuar ndeshjen dhe neve na mungoi guximi në sulm. Më duhet ta them se pa pranuar këtë gol spektakolar, do ktheheshim me një pikë në shtëpi”.
“Ne ende duhet të punojmë në një numër gjërash. Le të mos kemi iluzione, pasi do të jetë një sezon i vështirë si çdo sezon në Serie A. Nuk e di se cilat janë synimet tona për këtë sezon, por ne natyrisht kemi vënë si cak të jemi pretenduesit kryesorë prapa Interit. E ripërsëris, është vetëm fillimi dhe ne kemi për të punuar ende”, u shpreh Del Neri.