26 gusht 2010
Juventus kërkon Burdison
Shitja e Diegos (drejt Volfsburgut) ka ndryshuar strategjitë e Juventusit. Xhiuzepe Marota dhe Fabio Paratiçi, falë parave që pritet të vijnë nga Gjermania (pak a shumë 18 milion euro), kanë vendosur të kthejnë sytë nga Nikolas Burdiso. Nuk është një emër i ri, kontaktet e para midis Juventusit dhe Interit kanë filluar në ditët e para të muajit gusht. Por, këtë herë drejtuesit juventinë janë të vendosur të shkojnë deri në fund. Paratë (7 milion) për të kënaqur drejtorin teknik të zikaltërve, Marko Brankën, nuk mungojnë. Pengesa e vetme (përveç dëshirës së lojtarit, që preferon Romën) mund të shkaktohet nga diksutimet në distancë që janë zhvilluar 48 orët e fundit midis Moratit dhe kushurinjve juventinë Xhon Elkan dhe Andrea Anjeli. Në aspektin e merkartos nuk ka qenë një gjë e mirë. Por çështja Burdiso mund të ndihmojë në qetësimin e situatës. Nga ana tjetër, të dy klubet janë të interesuar për mbylljen e kësaj marrëveshjeje.