
Në Spanjë, megjithatë, janë të sigurtë: Juventus është shumë afër blerjes së Van Der Vaart. Siç raportohet nga gazeta AS, Real është i gatshëm të lë të shkojë Holandezin për 16 mil. euro, por Juve ka ofruar 14 mil.euro. Një bllokim i bisedave mundë të jetë shkaktuar nga Jose Mourinho i cili mund të lejojë që Van Der Vaart të largohet vetëm në rast se siguron shërbimet e ndonjë sulmuesi tjetër, siç janë emrat (Edin Dzeko ose Emmanuel Adebayor). Juventus kishte tentuar të blejë Van Der Vaart edhe në vitin 2008, por ai zgjodhi Realin e Madridit.