Mesfushori juventin ka shprehur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e klubit
Ardhja e Alberto Akuilanit në Torino ka bërë të shpërthejë çështja Klaudio Markizio: Juventusi nuk ka filluar akoma bisedimet me mesfushorin për rinovimin e kontratës dhe lojtari ka filluar të shikojë për zgjidhje të tjera. “E di se po lexoni shumë lajme për oferta të ndryshme për mua gjatë këtyre ditëve… edhe dje nuk ka pasur asnjë të re në lidhje me rinovimin e kontratës; sinqerisht pas dy muajsh po filloj të jem pesimist”, ka thënë Markizio.
Mesfushori i Juventusit kërkon qartësi dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij në faqen personale që ka në rrjetin social “Facebook”. Poshtë fjalëve të tij janë shtuar komentet e tifozëve juventin që kanë kërkuar ta bindin të qëndrojë tek bardhezinjtë. Por tani gjithçka varet nga Juventusi, dhe nga klubi nuk po vjen asnjë sinjal pozitiv. Drejtuesit kishin premtuar se do t’i rinovonin lojtarit kontratën dhe se do t’i rrisnin rrogën, por deri tani menaxheri Karlo Palaviçino nuk ka marrë akoma një ftesë zyrtare nga klubi.
Transferimi borxhë i Akuilanit (taktikisht një lojtar me karakteristika të ngjashme me ato të Markizios) dhe ofertat e rëndësishme nga Interi dhe Mançester Siti, pikërisht për Markizion, e kanë komplikuar më shumë situatën; marrdhënia midis Juventusit dhe mesfushorit të saj nuk është aspak e mirë, dhe në rast se nuk do të gjehet një marrëveshje brenda pak ditësh lamtumira është mëse e mundur.