27 gusht 2010


Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Evropës i hedhur sot në Monako, ka nxjerrë shumë sfida interesante, ku mes tjerash bie në sy grupi A, ku do të shohim një përplasje të Juventus dhe Manchester Cityt.
Krahas dy gjigantëve evropian, në të njëjtin grup janë edhe Red Bull Salzburg dhe Lech Poznan.
Fituesi i Ligës së Evropës sezonin e kaluar, Atletico Madrid, është në grupin B së bashku me Bayer Leverkusen, Rosenborg dhe Aris. Ekipi tjetër spanjoll, Villarreali, është caktuar në grupin D, ku do të ketë sfida relativisht të lehta kundër Club Brugge, Dinano Zagreb, dhe PAOK.
Interesant do të jetë edhe grupi K, ku ndodhen po ashtu një rival anglez dhe një italian, Liverpool dhe Napoli, të cilët do të kenë për kundërshtarë edhe Steaua Bukureshtin dhe Utrecht.
Grupi i vështirë do jetë edhe ai J, ku Sevilla, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund dhe Karpaty Lviv, do të luftojë për dy pozitat e para.
Gjiganti holandez PSV do të ketë përballë Sampdorian, Metalist Kharkiv, dhe Debrecen në grupin I, derisa përforcimi i ri i Besiktas, Ricardo Quaresma, do të vizitojë ish-klubin e tij Porto. Në grupin L janë edhe CSKA Sofia dhe Rapid Vienna.

Grupi A Juventus Manchester City FC Salzburg Lech Posnan


Grupi B Atletico Madrid Bayer Leverkusen Rosenborg Aris Thessaloniki


Grupi C Sporting Lisbon Lille Levski SofiaGent


Grupi D Villarreal Club Brugge Dinamo Zagreb PAOK FC


Grupi E AZ Alkmaar Dynamo Kiev BATE Borisov FC Sheriff


Grupi F CSKA Mosco wPalermo Sparta Prague Lausanne


Grupi G Zenit St Petersburg Anderlecht AEK AthensHajduk Split


Grupi H Stuttgart Getafe Odense Young Boys


Grupi I PSV Eindhoven Sampdoria FC Metalist Kharkiv Debreceni


Grupi J Sevilla PSG Borussia Dortmund Karpaty Lviv


Grupi K Liverpool Steaua Bucharest Napoli Utrecht


Grupi L Porto Besiktas CSKA Sofia Rapid Vienna