Juventusi ka transferuar në formë huazimi për 500 mijë euro nga Arsenali, mbrojtësin francez, Armand Traore.
“Lojtari ka arritur te Bianconerët me një formulë transferuese të përkohshme për sezonin 2010-2011, për një shumë prej 500 mijë eurosh”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi italian.
Traore bëri debutimin e tij me Topçinjt në vitin 2006, por nuk ka qenë në gjendje që të fitojë një vend startues në Emirates. Ai ka luajtur për Portsmouthin si huazim gjatë sezonit 2008-2009.
Juventusi gjithashtu ka kompletuar transferimin e Sorensen Frederik Hillesborg, mbrojtësit të Lingbyt.