Zyrtarizohet Aquilani
Ndërkohë, Juventusi ka komunikuar se ka mbyllur marrëveshjen me Liverpulin për marrjen e përkohshme të futbollistit Alberto Akuilani. Kontrata parashikon të drejtën nga ana e Juventusit për ta blerë përfundimisht mesfushorin në fundin e sezonit 2010/11. Shifra që bardhezinjtë do të duhet t’i paguajnë klubit anglez është rreth 16 milion euro dhe pagesa do të bëhet me tre këste.