27 gusht 2010

Mancini mezi e pret duelin ndaj Juventusit


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mezi pret që të ndeshet me Juventusin në Europa League, pasi shorti i nxorri të dy skuadrat përballë njëra tjetrës.
“Juventusi është skuadër tradicionalisht e fortë në Evropë dhe ndoshta një nga emrat më të mëdhenjë në Europa League. Unë e njoh Juventusin mirë nga koha ime në Itali. Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer dhe gjithashtu kanë mbështetje të madhe, kështu që të dyja ndeshjet ndaj Juves do jenë të mëdha”.
“Europa League është me rëndësi për ne, pasi që ne mendojmë se kemi skuadër të mirë e cila është në gjendje t’i shkojë deri në fund garës. Por, ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët, ndeshjet do jenë të gjitha të vështira dhe ne duhet të japim më të mirën për të kaluar fazën grupore”, deklaroi Mancini