Pasi edhe zyrtarisht u transferua te Hercules, ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotë se ka qenë ëndërr e tij të luajë në kampionatin spanjoll.
Trezeguet u largua nga Juventusi gjatë vikendit pas një dekade të kaluar te gjiganti italian, për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me Hercules.
“Kam dashur ta njoh ligën spanjolle. Për mua kjo ka qenë një objektiv i rëndësishëm në karrierë. Te Hercules kam parë një ekip me ambicie që dëshiron t’ia dalë mirë”, ka thënë francezi.
Gjatë kohës së tij me Biankonerët, Trezeguet fitoi katër tituj të Serie A, pa përfshirë dy titujt që iu morën Juventusit pas skandalit për montim të ndeshjeve. Francezi shënoi plot 171 gola me ekipin italian