Juventusi ka konfirmuar me anë të një deklarate zyrtare se mesfushori brazilian Diego i është bashkuar ish-kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg.
Për të marrë shërbimet e brazilianit, klubi i Bundesligës i ka paguar 15.5 milionë euro Zonjës së Vjetër, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Juventusi komunikon se ka përmbyllur marrëveshjen me VfL Wolfsburg GmbH për transferim të përhershëm të Da Cunha Diego për një shumë prej 15.5 milionë euro që do të paguhet sapo lojtari nënshkruan kontratën e tij”, thuhet në deklaratën e Juventusit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi gjerman në orët e hershme të mëngjesit.
“Transferimi i brazilianit Diego Ribas da Cunha në VfL Wolfsburg është kompletuar. Diego ka nënshkruar në orët e vona të së enjtes kontratë katërvjeçare deri më 30 qershor 2014”, shkruhet në deklaratën e klubit gjerman.
Mesfushori brazilian largohet nga Juventusi pas vetëm një viti të kaluar atje, dhe rikthehet në Bundesliga, ku ka luajtur nga viti 2006 deri në vitin 2009 me Werder Bremenin