28 gusht 2010

UEFA paralajmërojnë Juventus, ndaj Balotelli-t nuk do të tolerohen thirrjet raciste


Shefat e UEFA kanë paralajmëruar Juventus se ata do të ndërmarrin veprime të ashpra, nëse fansat e tyre kanë për objektiv të fyrjeve raciste lojtarin e Manchester City, Mario Balotelli. Klubi italian ishte urdhëruar për të luajtur një ndeshje me dyer të mbyllura në vitit të kaluar, pasi tifozët këndonin kore raciste ndaj Balotelli-t. në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit në kuadër të Serie A. Sekretar i përgjithshëm i UEFA-s Gianni Infantino tha: Ata e dinë se organet tona disiplinore janë sakta. Do të ketë sanksione në qoftë se përdoret racizmi. UEFA ka një tolerancë zero ndaj racizmit. Shefi ekzekutiv i Juventus-it, Jean-Claude Blanc tha se kthimi Balotelli-t në Itali do të dëshmojë se tifozët e Juventusit kanë ndryshuar. Ndërsa Administratori i Manchester City-t, Brian Marwood tha se klubi nuk parashikonë ndonjë përleshje me Juve dhe shpreson se nuk do të ketë kore raciste. Marwood tha: Unë jam i sigurt, Mario, si të gjithë lojtarët tanë, do të jenë të disiplinuar. Ai është një djalë i ri me një të ardhme tepër të ndritshme dhe ne do t’i japim çdo mbështetje dhe ndihmë që ai ka nevojë. Këto deklarata u dhanë pas shortit të Evropa Ligës që Juventus dhe Manchester City do ti zhvillojnë dy ndeshje vajtje-ardhje në kuadër të Grupit A të vlefshme për Evropa Ligë