28 gusht 2010

Juventus kthen vëmendjen kah Borriello

Tani duket se kthimi i Zlatan Ibrahimovic është i pashmangshëm në Itali. Milan për ti paguar shërbimet e tij duhet të shesë ndonjë sulmues, këtë e ka nuhatur Juventus dhe ka kthyer vëmendjen kah Borrielo. Në qoftë se Milan mbanë Huntelaar atëhere gjasat janë shumë të mëdha që Juventus ta transferoj Borrielo-n. Gazzetta dello Sport tha se ish-sulmuesi i Genoa dhe Napoli mund të përfundojë në Juventus pasi ardhja e Ibrahimovic është pothuajse e kryer, Kjo ide përforcohet pasi që Juventus ka ndërmend ta largoj David Trezeguet.