29 gusht 2010

Zyrtare: Juventus huazon Vincenzo Camilleri

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të botuar në faqen e saj zyrtare, Reggina njoftoi shitjen e Camilleri-t tek skuadra e Juventus, si huazim me të drejtë blerje pas një viti. Vincenzo Camilleri ishte i kërkuar edhe nga AC Milan, Camilleri konsiderohet si talenti më i madhë Italian në repartin e mbrojtjes, nesër Camilleri do të firmosë kontratën me Juventus pas testeve mjekësore. Për detajet tjera ende nuk është bërë e ditur.