Andrea Agnelli Presidenti i Juventus-it flet për Scudetto-t e periudhës së “Calciopoli-t”. Për televizionin SkySport Italia, Në Emisionin e po të njejtit Television, Sport Special. Ai thotë se ne kemi dorëzuar në gjykatë faktet tona për Scudetto-t e marrura të vitit 2005 dhe 2006. Ankesa që kemi paraqitur është shumë e detajuar dhe sipas mendimit tonë edhe themelore. Pra, unë kërkoj trajtim të barabartë, por duhet të merren shqyrtohen edhe faktet tona sepse në gjyqin e kaluar gjithçka u bë shumë shpejt dhe ai vendim i gjykatës ishte i anshëm. Nga kjo pikëpamje ne presim drejtësi, pasi ne besojmë se faktet tona janë të bazuara dhe gjyqi që është duke u zhvilluar i ka marrë parasyshë materialet tona, me siguri së shpejti do të marrim një përgjigjje dhe ne jemi të sigurt se Scudetto-t janë të Juventusit