Transferi i ri i Wolfsburgut, Diego, ka zbuluar se ishte Juventusi ai që e përjashtoi, apo thënë më mirë e kishte përzënë nga klubi, pasi që nuk dëshirohej më në Olimpico të Torinos.
“Unë nuk doja të largohesha. Ishte Juventusi që më përzuri. Te Juventusi ekziston një projekt, në të cilin unë nuk bëja pjesë. Kjo është mirë, pasi që një lojtar si unë gjithnjë do ta ketë hapësirën në futboll”.
“Të jem i sinqertë, unë nuk jam i zhgënjyer që jam larguar. Më vjen keq për tifozët e Juves, të cilët më duhet t’i falënderoj për afeksionin ndaj meje. Juventusi nuk ishte i qartë. Nuk ishte klubi që më tregoi për transferimin, ishte agjenti i FIFA-s, Giacomo Petralito dhe vetëm pas kësaj unë bisedova me drejtorin Marotta. Prisja më shumë respekt”, është shprehur Diego që debutoi dje me gol në fanellën e Wolfsburgut.