07 gusht 2010

Xhiovinko harron Juven: Është e shkuara

Gjithsej 34 ndeshje në dy sezone, shumë nga të cilat të nisura nga stoli, janë shumë pak për Sebastian Xhovinkon, në kërkim të kurorëzimit final si talent i futbollit italian. Për këtë arsye, ai braktisi Juven për Parmën, ku dje bëri luajti për herë të parë përballë Rasing Santanderit. Fjalët e para të thëna përpara fillimit të takimit, kanë pamjen e një shpagimi: “Vij nga një sezon i keq.

Tek Juventusi kishte shumë gjëra që nuk më pëlqenin, por nuk dua të flas tani për ato. E shkuara mbetet e shkuar.” E tashmja quhet Parma. Një skuadër që i ka dorëzuar “çelsat” e lojës: “Të marr përsipër këtë përgjegjësi nuk më tremb. Erdha me kënaqësi tek Parma, pasi projekti i presidentit Girardi është ambicioz.”- përfundoi “Milingona Atomike”.