Tekniku i Juventusit, Xhixhi Del Neri, analizon shortin e “Europa Ligë” që i vuri përballë austriakët e Shturmit të Gracit: “Këtë vit është i dyti në kampionat, vjet përfundoi i katërti: është një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar.” Mbi duelin Diego-Del Piero: “Konkurrenca e pastër për një vend në fushë është normale.E njëjta situatë do të jetë dhe midis Trezegesë dhe Amaurit, Bonuçit dhe Legrotaljes dhe midis mesfushorëve. Dzeko? Kam pesë të tillë.” Kapitulli Krasiç: “Të shohim si shkon merkatoja. Kemi anësorë të aftë, tani kemi nevojë për lojtarë që të kompletojmë repartet. Na mungojnë alternativat? Mota në kombëtare? I ka letrat në rregull, është i ri dhe mund t’i paraqitet trajnerit të ri të përfaqësueses pa frikë”.