S’ka Juve për Mishel Bastos. Lioni, përmes një komunikate në faqen e vet zyrtare, hedh poshtë me vendosmëri mundësinë e largimit të brazilianit: “Olimpiku i Lionit kërkon të sqarojë se lojtari i përfaqësueses braziliane, Mishel Bastos, do të qëndrojë me ne dhe nuk është rasti për të folur për një transferim të mundshëm të tij. Olimpiku dhe trajneri Klod Puel, janë të lumtur nga performanca e lojtarit, i cili ka kontribuar në rezultatet e mira të skuadrës.Mishel Bastos bën pjesë në grupin ku Lioni do të mbështetet për të arritur rezultate sa më të mira, si në Ligën franceze, ashtu dhe në Ligën e Kampionëve.” Braziliani ishte një nga lojtarët që drejtori i përgjithshëm juventin Bepe Marota po ndiqte me vëmendje, për të përforcuar krahun e majtë të Juventusit. Tani mbeten vetëm dy emra në listë, Krasiç dhe Elia.