13 gusht 2010

Kamoranezi-Birmingem, dështon transferimi

Pas fjalëve të agjentit të Fifa-s, Borozan, sipas të cilit tratativat për kalimin e Mauro Xherman Kamoranezit tek Birmingem kanë pësuar një frenim të menjëhershëm, vijnë dhe fjalët e agjentit të lojtarit: “Problemi është shumë i qartë, lidhet me të ardhurat që duhet të përfitojë asistenti im. Na kishin thënë që ai do të fitonte një shifër të caktuar, ndërsa tani na bëjnë një tjetër ofertë.

Nëse nuk shkon tek Birminghemi, do të shkojë diku tjetër.” Oferta e Birminghemit është më e ulët se 2.5 milionët që Kamoranezi përfiton tek bardhezinjtë. Në Angli taksat janë më të larta se në Itali dhe lojtari do të kishte përfitime akoma më të vogla. Tratativa, që dukej se po shkonte drejt fundit, tashmë ka ngecur. Agjenti i lojtarit, Serxhio Fortunato, përjashton mundësinë e qëndrimit të Kamoranezit te Juvja: “Nëse ekziston mundësia për të shkuar tek Birmingemi, mirë.

Nëse nuk shkojnë mirë tratativat, do të shikojmë mundësi të tjera.” Ndërkohë, Kristian Poulsen është zyrtarisht një lojtar i Liverpulit. Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e Juventusit në internet, ku shkruhej se mesfushori danez ishte shitur në shifën e 5.475 milionë eurove, të pagueshme me dy këste. Në listën e largimeve janë dhe emrat e Tiagos, Zebinas dhe Grosos, përfshirë dhe Diegon, i cili është një hap larg kalimit te Volfsburgu në Gjermani.