13 gusht 2010

Diego-Volfsburg, gjithçka për 48 orë

Mungon shumë pak kohë, vetëm 48 orë, për të përcaktuar të ardhmen e Diegos. Vetëm pas një viti tek Juventusi, duket se do të kthehet në Gjermani për të veshur këtë herë uniformën e Volksburgut. Tanimë jemi afër, akordi me klubin gjerman duket më pranë se kurrë. Tratativat (16 ishte oferta e gjermanëve, 18 ajo juventine) u mbyllën në mesin e rrugës, pra 17 milionë. Janë në lojë ende disa milionë, por themelet janë hedhur. Mungojnë vetëm detajet, por edhe sipas ndërmjetësit të merkatos, Xhiakomo Petralito, në pak ditë gjithçka do të mbyllet. Edhe babai prokurator i Diegos, Djiar Ribas, tha: “Donte të “hakëmerrej” për sezonin e dështuar këtu, por do të ketë mundësinë ta bëjë një gjë të tilë në një skuadër të madhe.” Në bisedimet për fantazistin mund të përfshihet dhe Barzalji, por lojtari nuk bën pjesë në planet e Del Nerit.