Anësori i CSKA Moskës, Milos Krasic, ka deklaruar se ai ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratën e tij, por se tani ka mbetur që vetëm klubet të arrijnë marrëveshje.
“Unë kam arritur marrëveshje me Juventusin. Gjithë ajo që po mungon tani është që dy klubet të arrijnë marrëveshjen”, theksoi reprezentuesi serb për Sky Sport Italia.
Sipas spekulimeve paraprake, është thënë se Juventusi ishte kthyer kah Eljero Elia, por kjo duket të jetë e pavërtetë duke parë komentet e fundit të Krasic.