Juventus dhe Wolfsburg raportohet se janë futur në negociata gjatë kësaj jave, me Diegon që është një prej lojtarëve që mund të përfshihet në marrëveshje.
Tuttosport shkruan se menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, do të takohet me drejtorin sportiv të Wolfsburg, Dieter Hoeness, për një të arritur një marrëveshje për Edin Dzeko.
Burime nga Juve thonë se një shkëmbim që përfshin Diegon mund të jetë si opsion. Megjithatë, nëse Hoeness refuzon të shesë Dzekon, Juve do t’ia bëjë të ditur Wolfsburg se mund të nënshkruajë me Diego për 20 milionë euro.
Nëse arrihet shitja e Diego, Juve do të sigurojë para për të bërë ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor. /