10 gusht 2010

Kombëtarja, Kasano zgjedh numrin 10-të

Në Botëror as që ishte. Tani, në kombëtare është numri 10. Që sot, fanella më përfaqësuese, ajo e liderit, është pronë e Antonio Kasanos, mungesa e luksit në Afrikën e Jugut. Një kalim i menjëhershëm, absolut me të shkuarën. Dje u bë e ditur zgjedhja e numrave për testin miqësor për ndeshjen e sotme në Londër kundër Bregut të Fildishtë. Baloteli do të ketë 9-ën, Amauri 21-in. De Rosi zgjodhi 5-ën, që ishte e Kanavaros. Ja dhe numrat të plotë: 1 Viviano, 2 Mota, 3 Molinaro, 4 Kielini, 5 De Rosi, 6 Lukini, 7 Pepe, 8 Markizio, 9 Baloteli, 10 Kasano, 11 Kualjarela, 12 Rosi, 13 Astori, 14 Antonini, 15 Mirante, 16 Kasani, 17 Palombo, 18 Montolivo, 19 Bonuçi, 20 Laxari, 21 Amauri, 22 Borrielo, 23 Sirigu. Ndërkohë, në stërvitjen e fundit, para nisjes për në Londër, Amauri u provua si qendërsulmues i vetëm. Pas shpinës së tij, do të jetë treshja e formuar nga Kasano, Kualjarela e Pepe.