Kamoranezi, i përjetshëm në “Dele Alpi”
Aventura me bluzën bardhezi për Mauro Xherman Kamoranezin, duket se ka mbërritur në finish. Pas tre titujsh në tetë vjet, 32 golash të shënuar në 288 ndeshje, është vetëm çështje kohe kalimi i tij tek Birmingam Siti, në Premier Ligë. Por, lojtari do të mbetet përherë në zemrën e tifozëve juventinë, aq sa do t’i dedikohet një nga 50 sektorët që do të përmbajë stadiumi i ri “Dele Alpi”. Emri i tij do të shkruhet në një nga 50 yjet që do të ndajnë sektorët e ndryshëm të impiantit të ri.