10 gusht 2010

Diego lojtar i Wolfsburgut?

Takimi që është menduar se do të mbahet për transferimin e Edin Dzekos te Juventusi, në fakt doli të jetë krejtësisht e kundërta. Sky Sport Italia njofton se Diego është fare pranë kalimit te skuadra gjermane Wolfsburg.

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta dhe drejtori i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, në fillim është thënë se do të takohen për Dzekon, por në fakt bosët e klubeve kanë arritur marrëveshje për kthimin e Diegos në Bundesliga.

Shuma e transferimit thuhet të jetë 16 milionë euro, ndërsa paratë e fituara nga shitja e Diegos, Juventusi pritet t’i shpenzojë në mbrojtësin e Lyonit, Michel Bastos.

Nga ana tjetër, Rai Duo të hënën pasdite raportoi për një takim të mundshëm mes Dieter Hoeness dhe Adriano Gallianit, por thuhej se në takim mund të merrte pjesë edhe Silvio Berlusconi, takim në të cilin do të bisedohej për transferimin e Edin Dzekos te gjiganti italian, Milan.