10 gusht 2010

Bufon fillon fazën e riaftësimit

Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon, ka nisur fazën e rehabilitimit pas operacionit të korrikut, për shkak të hernies diskale në shtyllën vertebrale. “Bufon kreu kontrollin dhe rezonancën manjetike nukleare dhe tashmë ka mbërritur në qendrën rehabilituese Isokinetik të Torinos, ku do të nisë dhe seancat e para të kurës. “Programi parashikon rreth pesë orë punë në ditë,” shkruante faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër”. Portieri i Juventusit do të mund të zbresë në fushë vetëm në 2011-n.