24 gusht 2010

Juve, lind ideja Demikelis

Emri i argjentinasit të Bajernit të Mynihut po qarkullon së fundi në mjediset bardhezi, si një tjetër përforcim i mundshëm i kësaj merkatoje.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Luis van Gal, i cili e ka nxjerrë menjëherë në shitje. Sipas mediave në Itali, menjëherë janë vënë në lëvizje në Torino, pasi cilët duan të përfitojnë nga situata e favorshme për të siguruar shërbimet e lojtarit në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje përfundimtare.

Vetë agjenti i futbollistit, Horge Kiterszpiler, ka pranuar se është biseduar me Juven, por shtoi se në lojë për mbrojtësin nuk është vetëm klubi italian. “Janë të paktën katër skuadra të interesuara, përfshirë Barcelonën, Çelsin dhe Seviljen. Në Itali është pëlqyer gjithnjë edhe nga Fiorentina, Napoli e Roma, por buxheti i tyre nuk mund ta përballojë”, theksoi agjenti i argjentinasit.