Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për të lejuar largimin e mesfushorit Christaian Poulsen.
Lojtari i kombëtares së Danimarkës pritet t’i bashkohet Redsave për rreth 4.75 milionë funte, shkruan Tuttomercatoweb.
Poulsen, 30-vjeçar, do të qëndrojë sot në Liverpool për të kaluar testet mjekësore dhe për të caktuar kushtet personale.
Mesfushori edhe më herët kishte luajtur nën drejtimin e Roy Hodgson, kur ky i fundit drejtonte FC Copenhagen.