
Si zakonisht njeriu i ndeshjes për Juventusin ishte kush tjetër pos legjendës së gjallë Alessandro Del Piero, i cili realizoi (74’) sa për ta vulosur kualifikimin edhe ashtu të vulosur një javë më parë.
Liverpoolit iu deshën 40 minuta lojë për ta siguruar kualifikimin në fazën e fundit kualifikuese të Europa League. Joe Cole në debutim për Liverpoolin në ndeshje zyrtare ka asistuar për golin e parë të N’Gog (22’). Ikonës Steven Gerrard iu la ekzekutimi i penaltisë në minutën e 40-të dhe natyrisht se nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua ‘Steve G’.
Galatasaray u hakmorr keq për ndeshjen e parë dhe barazimin 2-2 në Turqi, pasi që në ndeshjen e dytë, nuk pati mëshirë ndaj serbëve të OFK Beogradit, për të cilët vlen të përmendet vetëm rezultati 5-1 dhe që të kuptohet se kemi të bëjmë me shqyerje dhe kualifikim të ekipit të Lorik Canës në fazën e fundit kualifikuese të Europa League.