05 gusht 2010

Del Neri: Nuk ka rivalitet mes Del Pieros dhe Diegos

Juventusi siguroi kualifikimin e mëtutjeshëm në kuadër të Europa League me fitore minimale prej 1-0 kundër Shamrock Rovers, pas një supergoli nga gjuajtja e lirë të shënuar nga ikona Alessandro Del Piero, ndërsa trajneri Luigi Del Neri ka shfaqur kënaqësinë e tij për këtë fitore, dhe njëherit ka mohuar ekzistimin e ndonjë rivaliteti mes kapitenit dhe Diegos.

“Jam i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime. Kushtet klimatike nuk ishin në favor tonin, por unë pashë një skuadër të gjallë”.

“Del Piero? Ai shënoi një gol të bukur, por e gjithë skuadra luajti mirë. Nuk ka kurrfarë ‘çarje’ mes Diegos dhe Del Pieros, ndërsa ata të dy do të shfrytëzohen gjatë sezonit të gjatë. Jam i bindur se kur të thirren në fushë, ata do të luajnë mirë”.

“Vendosa ta inkuadroj Del Pieron në pjesën e dytë, sepse e pashë që Diego po lodhej në një fushë aq të vështirë. Përndryshe do ta mbaja atë”, ka thënë Del Neri.