Anësori i Juventusit, Sebastian Giovinco, ka kompletuar transferimin e tij te Parma në formë huazimi.
“Klubi futbollistik i Parmës njofton se ka siguruar shërbimet e Sebastian Giovincos në bazë të përkohshme, me opsionin për të blerë gjysmën e të drejtave të tij”, thuhet në komunikatën zyrtare të Parmës.
Më tej bëhet e ditur se prezantimi i lojtarit do të bëhet të enjten mbrëma në orën 19:00 në stadiumin Ennio Tardini.