Mbrojtësi i ri bardhezi, do ta zëvendësojë ish-”Topin e artë”, jo vetëm në kombëtare, por edhe te “Zonja”Leonardo Bonuçi ka kaluar pesë orë gjumë në dhomën e hotelit që pret shumë juventinë, në pritje për të gjetur shtëpi. Në sytë e tij ndihen ende imazhet e debutimit me Prandelin. “Mund të shkonte më mirë, por nuk shkoi as shumë keq, duke parë që kundërshtarët ishin më mirë në planin fizik. Është vetëm fillimi. Jemi të rinj, e ardhmja e Italisë dhe Juves”, ka pohuar ai. Bonuçi përfaqëson të riun që bën përpara, një “bast” për Juven. Ka zëvendësuar tek “axurrët” dhe tek Juvja, Fabio Kanavaron, një monument, por duket se nuk shqetësohet shumë.
- Kur je 23 vjeç, ndonjëherë je i pavetëdijshëm. Pse?
- Kam luajtur një sezon të madh me Barin, vij nga “prapavija” dhe kam shumë uri.
- Një kampionat pa Balotelin.
- Besoj vërtet se nuk do të luaj kundër Balotelit. Kemi fituar së bashku një kampionat me të rinjtë e Interit, pastaj rrugët tona u ndanë. Ai ka ndryshuar për mirë, tani shpresoj të vazhdojë kështu. Mario i kaloi etapat shpjet, ndërsa tek unë nuk besonte njeri.
- U bletë për 14 milionë euro, pas një kampionati si protagonist me Barin dhe grumbullimit në kombëtare për në Afrikën e Jugut. Ëndërron apo qëndron me këmbë në tokë?
- Jam i zgjuar. Gjithmonë kam besuar në aftësitë e mia. Fanella e Kanavaros nuk është peshë për mua. Në futboll ciklet fillojnë e mbarojnë. Tek Juvja dhe në përfaqësuese është momenti im, Fabio është një e kaluar e lavdishme.
- Natyrisht, tani do na thoni se që fëmijë keni qenë tifoz i Juves dhe se prindërit e tu kanë pasur idhull Platinin.
- Po, gjithnjë kam qenë tifoz i Juves, por familja ime është interiste, unë jam “delja bardhezi” e shtëpisë. Vitin e kaluar të gjithë më pyesnin nëse isha tifoz i Interit, duke parë se jam rritur tek ekipet zinxhirë të kësaj skuadre. Gjithnjë u jam përgjigjur se i isha shumë mirënjohës shoqërisë zikaltër që më solli në futbollin e rëndëishëm dhe kaq. Në dhomën e shtëpisë time kam pasur posterin e Del Pieros dhe Perucit.
- Alesandro del Piero është ashtu siç e kishe imagjinuar që fëmijë?
- Jo, e imagjinoja ndryshe, pak mendjemadh, por në të vërtet është një lider i heshtur. Flet vetëm kur është momenti për të bashkuar grupin, për të qeshur dhe bërë shaka së bashku.
- U rikthyet më herët nga pushimet. A) Sepse jeni tip që ju pëlqen puna; B) U kthyet më herët për të bërë figurë të mirë para Del Nerit; C) Ngatërruat lokalitet, në plazh binte shumë shi.
- Gabova lokalitet, gjeta shtatë ditë shi në Bahamas. Pastaj kisha vendosur të kthehesha disa ditë më herët për t’u përgatitur për Europa Ligën.
- Del Neri kundër irlandezëve, ju tërhoqi vëmendjen për ndonjë finesë të tepërt?
- Ndonjëherë trajneri na thotë se është më mirë ta largojmë topin sa më shpejt. Defekti im është se nuk dua ta shpërdoroj kurrë topin: më pëlqen të rrezikoj. Do të shoh ta përmirësoj edhe këtë anë, në mënyrë që Del Neri të jetë më i qetë në stol.
- Vendi i 7-të jashtë Ligës së Kampionëve: do jetë e vështirë të bëni më keq sezonin e kaluar. Deri ku mund të arrijë Juventusi?
- Në Europën e “vogël” duam të shkojmë sa më larg. Duam ta fitojmë, nuk na mjafton pjesëmarrja. Objektivi në kampionat është zona “Champions”, për të qenë realist. Kemi një strukturë të re, staf të ri teknik, lojtarë të rinj, duhet kohë për të krijuar grupin. Fjala “scudetto” nuk është tabu, por na duhen disa muaj për të kuptuar deri ku mund të shkojmë.
- Mbretëresha e merkatos?
- Juventusi që ka marrë Bonuçin dhe shumë lojtarë të rinj me të ardhme, si Lancafame, Pepe dhe Mota. Diego? Për atë që kam parë gjatë këtyre ditëve, do të çuditesha nëse largohej. Është një lojtar i mirë, por kërkesat e merkatos i përcakton skuadra dhe trajneri.