17 shtator 2009

Zanetti: Rezultati ishte i mirë

Futbollisti i Interit mendon se rezultati ishte real, dhe se dy skuadrat ishin në nivel. '' Ne kemi luajtur me njërin nga klubet më të forta të botës, dhe rezultati është i kënaqshëm. Ne kishim mbyllur mirë opcionet sulmuese të Barcelonës. Mendojë se të startosh me pikë në Ligën e Kampionëve është një fillim i mirë. Ibrahimoviç ishte i mirë dhe bëri të duhurën për skuadrën e vetë. Mendojë se ne jemi skuadër e fortë dhe do të mund të punojmë mjaftë mirë.'' u shprehë Zanetti