16 shtator 2009

Sevilla mposhtë Unirean

Skuadra e Sevillës ka arritur ta mposhtë Unirean me rezultat 2:0. Kjo ndeshje ishte krejtësisht e dominuar nga skuadra Spanjolle. Golin e parë për Sevillën e shënoi Luis Fabiano në minutën e 45'. Për rezultatin final u përkujdes Renato i cili shënoi pas një rivënje nga këndi në minutën e 70'. Në ndeshjet tjetër të këtij grupi Stuttgart barazoi si vendas me Skocezët e Rangers me rezultat 1:1, golat u shenuan nga Pogrebnyak dhe Bougherra.