Trajneri i FC Zurich Bernard Challendes pas ndeshjes me Real Madridin, mendon se humbja ka ardhur nga Cristiano Ronaldo. " Ne krijuam një presion në 20 minutat e para, por kur lejon hapësira për Ronaldon, Kaka dhe Alonson, e dinë se çka të pret. Sidoqoftë, ne luajtëm mirë para një skuadre me futbollistin më të fortë në botë ( duke iu referuar Ronaldos)" deklaroi Challendes