16 shtator 2009

Raportet nga Liga e Kampioneve ne grupet E, F, G dhe H

Inter vs. Barcelona

Ndeshja e shumëpritur midis dy gjigantëve përfundoi me rezultat 0-0.

Në stadiumin e Interit u zhvillua superderbi midis Interit dhe Barcelonës. Një ndeshje që solli spektakël, dhe që ishte sa e kënaqshme për sy, aq edhe e pastër. Kësaj të fundit i shtohet fakti se nuk kishte edhe shumë ndërprerje, e as ndëshkime.

Barcelona filloi me dominim, edhe atë qysh në minutën e dytë Messi kaloi dy mbrojtës, dhe testoi portierin Cezar, por ky i fundit priti goditjen e Argjentinasit.

Dominimin e Barcelonës e vazhdon IbraCadabra me një volle në minutën e 8, por që përfundon jashtë portës.

Në minutën e 30, Milito godet nga ana e majtë, por Valdez intervenon për mrekulli.

Kështu topi kalonte herë në njërën skuadër herë në tjetrën, herë njëra skuadër me rast herë tjetra, por nuk kishte asgjë konkrete.

Në pjesën e dytë skemë e njejtë. Në fillim të pjesës së parë vijnë raste nga Sneijder, Ibra dhe Motta, dhe konfirmohet se loja do të jetë akoma e gjallë.

Në minutën e 53 Henry ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Lucios.

Në minutën e 61 vjen ndërrimi i parë, largohet Muntari dhe inkuadrohet Stankovic, që duket se i dha sadopak freskim e gjallëri skuadrës.

Në minutën e 62, vjen një goditje e Keitas që përfundon jashtë portës.

Në minutën e 66 Milito gjen rast të mirë por nuk arrin të godet. Topin e tij e shfrytëzon Stankovic me një goditje të bukur, por që përfundon pak jashtë portës.

Në minutën 76 ndërrohet Thierry Henry me Iniesta-n në anën e Barcelonës, kurse në Minutën 79 Wesley Sneijder me Davide Santon për Interin.

Në minutën 82 ndëshkohet Toure me karton të verdhë, kurse 2 minuta më vonë ndërrohet Diego Alberto Milito me Mario Barwuah Balotelli.

Kjo ishte gjithçka për ndeshjen. 0-0

Liverpool vs. Debrecen

Në Anfield u zhvillua takimi midis Liverpoolit dhe Debredcenit.

Një ndeshje ku edhe pritej dominimi i skuadrës Angleze me përvojë në këtë kompeticion.

Loja ishte interesante, me raste të shumta. Tifozët e Liverpoolit është dashur të presin 45 minuta për të parë golin e Kuyt, që në fund doli të ishte i vetmi dhe përcaktuesi i takimit.

Për vendasit u ndëshkua me karton të verdhë Gerrard në minutën e 25, kurse për mysafirët Fodor në min. 21.

Kështu Liverpool arkëton tri pikët e para në kompeticionin më të madh Evropian, dhe kryeson bashkë me Lyonin.

Lyon vs. Fiorentina

Ndeshja tjetër e grupit E midis Lyonit dhe Fiorentinës përfundoi poashtu me rezultat minimal, dhe me fitore të vendasve.

Të dyja skuadrat hynë të motivuara në fushë, dhe këmbëngulëse për fitore.

Ndeshja ishte mjaft e ashpër, këtë e tregon fakti që u shpërndanë plot 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq(Gilardino, Fiorentina).

Lyoni e shfrytëzoi rastin me një lojtar më shumë, dhe në minutën e 76 me anë të Pjanic kalon në epërsi, që ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Lyoni bashkë me Liverpoolin kanë kryesimin e Grupit E pas ndeshjeve të para përkatëse.

Dynamo Kyiv – Rubin Kazan

Në kuadër të fazës së grupeve të Champions Leauge, përkatësisht grupit F, u zhvillua takimi midis skuadrës Ukraniase(ku aktivizohet Sheva) Dynamo Kyiv, dhe kampionit Rus – Rubin Kazan.

Për skuadrën Ruse gjithçka filloi mbarë, madje kaloi në epërsi qysh në minutën e 25 me anë të Dominguez.

Por, sa mjaftoi kjo kur Dynamo Kyiv e përmbysi rezultatin, edhe atë duke shënuar 3 gola në 19 minutat e fundit të ndeshjes, së pari Yussuf në minutën 71, Magrao në të 80-tën, dhe Gusev në minutën 85 vulosi gjithçka.

Në ndeshje u ndëshkuan 5 lojtar me kartona të verdhë.

Me këtë fitore skuadra Ukrainase mer lidershipin në grup, pas barazimit në takimin Inter-Barcelona.