16 shtator 2009

Lampard: Mundemi edhe pa Drogban

Mesfushori i skuadrës së Chelseas Frank Lampard e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Nicolas Anelka, pas golit të shënuar ndaj Portos. " Nuk ishim në formën tonë më të mirë por ia arritëm qëllimit. Ndoshta edhe tereni i lagur nga shiu bëri që loja të jetë edhe më e ashpër nganjëherë. Sa i përket mungesës së Drogbas, goli i shënuar nga Anelka tregoi se ne mundemi edhe pa të" theksoi Lampard