16 shtator 2009

De Rossi: Duhet më shumë punë

Mesfushori i skuadrës së Romës Daniele De Rossi shpreson që fitorja e fundit në Serie A të shërbejë si një kthesë kah rezultatet pozitive. " Synimi ynë është rikthimi në ligën e kampionëve por momentalisht jemi duke menduar për Europa League. Fitorja e fundit na ka dhënë shumë kurajo. Ne duhet të punojmë edhe më shumë dhe të kthehemi në formën tonë të mëparshme" deklaroi De Rossi