05 mars 2011

Juventus-Milan: A e dini se?

Sot, në Stadio Olimpico di Torino, ora 20:45 luhet derbi Italian, mes Juventusit dhe Milanit. Por, A e dini se?

Pas 27 javë ndeshje, Juventusi ndodhet në pozitën e shtatë me 41 pikë, jashtë Europa League, shtatë pikë më pak se Lazio, që është në vendin e katërt.
Juve ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A, ku dy herë u mposhtën 2-0, nga Lecce dhe Bologna

Zonja e Vjetër ka fituar një nga katër ndeshjet e fundit ndaj Milanit – në këtë sezon fitoi në San Siro

Luigi Del Neri është në mes fitores dhe humbjes në gjashtë ndeshjet e fundit. Nëse kjo strukturë vazhdonë, Juventus do e mposhtë Milanin sot.

Juventus ka pranuar 21 gola në 13 takime në shtëpi këtë sezon (në Stadio Olimpico di Torino) – më shumë se Cesena, Brescia dhe Bari, që janë të fundit në tabelë.

Fitorja 3-0 e Milanit të hënën ndaj Napolit, e la Milanin në vendin e parë me 58 pikë nga 27 ndeshje.

Deri tani, Milani ka pranuar 20 gola dhe klubi i Allegri ka mbrojtjen më të mirë të Serie A. Kurse, me 49 gola së bashku me Interin është klubi që ka shënuar më shumë gola.

Rossonerët nuk kanë humbur në Serie A në 10 ndeshjet e fundit.

Deri tani, Milani ka mbeldhur 28 pikë nga 13 ndeshjet në udhëtim. Megjithatë, ata mbajnë statistikat për mbrojtjen dhe sulmin më të mirë.

Goli i Zlatan Ibrahimovic kundër Juventusit në San Siro më parë në këtë sezon, ishte goli i parë për të, që ja shënon një klubi ku ka luajtur.
/JUVENEWS.TK/