25 dhjetor 2010

Krasic - Synojmë titull

Anësori i Juventusit, Milos Krasic është i bindur se skuadra Torineze mund t’i sfidojë liderët momental të Serie A në luftën për titull. Edhe pse Juve është plot 5 pikë pas vendit të parë, Mitrovicasi beson se Juve mund t’a përmbys këtë deficit në pjesën e dytë të sezonit.

“Jemi një ekip i mrekullueshëm,” Krasic deklaroi për ‘Tuttosport’. “Ne kemi dëshmuar se kemi kualitet për t’a rrëmbyer skudeton. Duhet ta shohim në fund se ku do të përfundojmë, por ne jemi optimist dhe besojm se mund t’a arrijmë atë.

“Mund ti premtoj fansave Juventin se do të vazhdojmë së luajturi me gjithë zemër si deri më tani. Pa ndihmën e tyre ne nuk mund të arrijmë asgjë, ata jan lojtari ynë i 12-të në fushë.” – përfundoi transferimi më i mir i Juves këtë sezon, Milos Krasic.