02 nëntor 2010

Xheko distancohet nga Juve

Berlin, 2 nëntor - Sulmuesi i Wolfsburgut, boshnjaku Edin Xheko, është i irrituar me mediumet dhe ka hedhur poshtë spekulimet për firmosjen e parakontratës me skuadrën e Juventusit, shkruan "Bild" të hënën. Xheko ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër dhe se veten e konsideron si futbollist të ekipit gjerman. "Këto spekulime duhet të ndalen. Nuk kam firmosur marrëveshje me Juventusin, Bayernin apo ndonjë skuadër angleze", tha ai. "Jam lojtar i Wolfsburgut dhe kam kontratë deri në vitin 2013, kjo është e tëra".