LAJMI ME I ZGJERUAR NGA STAFI GRANDEJUVE - Shoqata e Arbitrave Italianë ka bërë të ditur se marrëveshja nuk i referohet kontratës së re kolektive
Shoqata e Futbollistëve Italianë nuk e ka konfirmuar akoma rinovimin e kontratës së Xhiorxhio Kielinit, për shkak të disa normave që nuk janë shtuar akoma në kontratën kolektive të futbollistëve. Zëvendëspresidenti Leonardo Groso ka konfirmuar dje se marrëveshja “mund edhe të prishet, ne mendojmë se kontrata e re nuk është e vlefshme”. Më pas, është korrigjuar: “Kam folur për Kielinin duke iu referuar vetëm përqindjeve të fleksibilitetit të kontratës së tij”.
“Nuk kisha ndërmend të diskutoja vlefshmërinë e një kontrate të veçantë, - ka vazhduar Groso, - por vetëm të shprehja dyshimet e mia në lidhje me disa mospërputhje juridike sipas Gjykatës së Lartë për vlefshmërinë e kontratave të futbollistëve në përgjithësi”.
Saktësimi ka ardhur pasi deklaratat e dhëna mëngjesin e djeshëm në Federatën Italiane të Futbollit pas mbërritjes në federatë ku ka thënë se “mendimi i Gjykatës nënvizonte se kontratat e reja duhej t’i referoheshin marrëveshjes së vjetër kolektive dhe nuk mund të ndiqen skema që janë përcaktuar vetëm nga njëra palë”
. Dhe më tej: “Fleksibiliteti i pranuar nga mbrojtësi bardhezi (flitet për 25%) është një autogol i LEGA-s dhe nuk më duket një ndryshim i madh, duke parë se që në 2006-ën është parashikuar mundësia për të arritur deri në 50%. Si gjithmonë në nivel mediatik, kjo histori ka dalë në momentin e duhur. Një reklamë për LEGA-n? Le të themi se ka qenë vetëm një rastësi”. Groso, prej pak ditësh i emëruar në krye të Sindakatës Ndërkombëtare të Futbollistëve Profesionistë, ka përsëritur se një nga pikat më të “diskutueshme” ka të bëjë me emërimin e një komisari juridik.
“Ka juristë, - ka përfunduar ai, - që mendojnë se nuk është e mundur”. Ndërkohë, pas seancës stërvitore të ditës së martë, dje Juventusi ka zhvilluar punë tekniko-taktike. Në seancën e dytë në pritje të ndeshjes të së shtunës kundër Fiorentinës në Torino, bardhezinjtë kanë punuar kryesisht me topin. Tekniku Del Neri, në fillim ka ndarë grupin në dy skuadra me nga nëntë lojtarë, duke zhvilluar një ndeshje stërvitore pa portierë, më pas ka provuar një seri skemash sulmuese.
Mota dhe Akuilani, respektivisht me dëmtim në shpinë dhe problem muskulor, nuk janë stërvitur me grupin dhe kanë zhvilluar punë të veçuar midis fushës dhe palestrës. Eshtë stërvitur i veçuar edhe Bonuçi që ka ndjekur një program të personalizuar. Duke parë mungesat e shumta që kushtëzojnë ekipin e parë, skuadrës do t’i bashkohen pesë lojtarë të ekipit të të rinjve. Janë, Sorensen, De Paola, Belkastro, Bushel dhe Xhianeti. Bardhezinjtë do të rikthehen sërish të stërviten sot në mëngjez me seancën stërvitore që do të fillojë në orën 11.00