
Biankonerët e panë veten në disavantazh pas vetëm katër minutash lojë, pasi Marco Motta shënoi një autogol, pas një goditje të Juan Vargas. Mysafirët e ruajtën avantazhin deri në tetë minutat e fundit të ndeshjes, kur Pepe dërgoi topin në rrjetën e Artur Boruc nga një goditje e lirë.
Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë në dy minuat e fundit të ndeshjes, pas përjashtimit të Felipe me karton të kuq.
Me barazimin e sotëm, Juventusi humb rastin të ngushtojë diferencën në krahasim me liderin e tabelës, Milanin, që po ashtu u ndalua me barazim 1-1 më herët në fushë të Sampdorias. Juve tash mbledh 24 pikë në pozitën e katërt, po aq sa ka edhe Napoli në pozitën e tretë, derisa Rossonerët mbajnë kreun me 30 pikë. /