18 nëntor 2010

Neymar preferon Juventusin

Sulmuesi i Santosit, Neymar ka bërë të ditur se preferon të transferohet te klubi italian Juventus.

18 vjeçari kërkohet nga klube të mëdha evropiane, mirëpo ka theksuar se do të dëshironte t’u bashkohej Bianconerëve.

“Janë pesë klube të mëdha të interesuara për mua: Juventus, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Inter. Por, propozimi që më ka pëlqyer më së tepërmi eshët ai nga Juventus. Ata janë të njohur në mbarë botën”, tha Neymar për Gazzetta dello Sport.